Betohen deputetët e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, dështon zgjedhja e kryetarit
Pas verifikimit të mandateve, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, i ka ftuar deputetët të betohen solemnisht.
Secili deputet para vetes kishte tekstin e betimit dhe i njëjti duhet të nënshkruhet personalisht nga secili.
Teksti i deklaratës së betimit është:
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje doli me propozimin – Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, 20 kundër, 3 abstenime nuk e ka votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.
Nisma, e cila është pritur të votojë sikurse LVV, abstenoi.
Kuvendi shkoi në pauzë pas këtij dështimi.