Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, por jo edhe kryesuesi – Kurti lyp kohë për marrëveshje
Janë betuar sot deputetët e legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Kuvendi nuk ka proceduar me zgjedhjen e kryesuesit dhe nënkryetarëve, sepse Albin Kurti ka kërkuar kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike me ndonjërin nga subjektet tjera.
Kryesuesi i seancës Avni Dehari tha se për vazhdimin, delegatët do të njoftohen me kohë.

