Biçkaj deklarohet pas takimit me Hotin, ja çka thotë për kandidatin për kryeministër

Kryetari i Degës së Kamenicës, Jeton Biçkaj, ka dhënë detaje se çka u diskutua në mbledhjen e LDK-së e kryesuar nga Avdullah Hoti, transmeton Mediafokus.info.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë, sipas Biçkajt u fol për punën e qeverisë dhe përgatitjet për zgjedhje.

“Realisht është raportu nga kryeministri Hoti për punën e Qeverisë…Kemi folë që të përgatitemi për zgjedhje dhe jemi në process të zgjedhjes së kandidatit për kryeministër, është përgatitje për zgjedhje”, tha Biçkaj për Gazetën Express.

I pyetur se cilat janë emrat e përmenduar për kandidat të LDK-së për kryeministër, ai tha “nuk është përmendur asnjë emër për kandidat për kryeministër”.

“Nuk kemi pas ndonjë qëndrim, përveç që është vlerësu puna e qeverisë, sfidat dhe përgatitjet për zgjedhje”, shtoi ai.

Tutje ai tha se debate ishte produktiv dhe mbledhja ka zgjatur rreth dy orë.

“Debat ka pasur brenda, ka pasur diskutime, ka qenë debat produktiv, mbledhja ka zgjatë rreth 2 orë”, tha ai tutje për Gazetën Express.

I pyetur nëse Biçkaj përkrahë Hotin edhe për një mandat për kryeministër apo ndonjë emër tjetër nga LDK, ai tha se nuk dëshiron të pozicionohet tash.

“Nuk e shoh të arsyshme me u pozicionu dhe me jep emra, besoj kryesia del me një propozim më konkret, nuk kam ndonjë emër të përveçëm, ka mjaftë kuadro LDK. Besoj bashkë në parti do të vendosim cili do të jetë kandidati për kryeministër”.