Biden: Amerikë, faleminderit. Na pret punë e vështirë!

Joe Biden tashmë është president i ri i Amerikës, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA’së.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem president i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar Biden.