Bie çmimi i arit në Kosovë

Një gram i arit në Kosovë aktualisht blihet me çmim nga 45 deri në 50 euro.

Kështu deklaroi kryetari i Shoqatës së Artarëve, Enver Pakashtica, i cili tha se nga java e kaluar është regjistruar rënie e çmimit të këtij metali të çmuar.

“Nga java e kaluar është 2 për qind më lirë. Një javë më parë shitej me çmim 50 euro e tutje, kurse tash shitet 45-50 euro. Diferenca e çmimit është te puna e dorës – te dizajni”, u shpreh ai.

Pakashtica në Klan Kosova FM, tha se nga mbyllja si pasojë e pandemisë së COVID-19 ari ka regjistruar një ngritje të çmimit rreth 15 për qind.