Shikojeni personin që tentoi të ik nga karantina në Prishtinë, policia e arreston (video)

Një person ka tentuat të ikë nga karantina, konvikti i studentëve në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive ku policia ndalon këtë person.

Ndryshe, të izoluar në konvikte po qëndrojnë afro 50 qytetarë të Kosovës, të cilët kanë ardhur sot nga Stambolli.

Vlen të theksohet se në mesin e këtyre personave ka edhe VIP-a, këngëtarë, menaxherë. Ata janë vendosur në konvikte si pasojë e covid-19.