Bie nga ndërtesa ku po punonte, ndërron jetë në QKUK

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, pas rënies nga ndërtesa ku po punonte. Rasti është cilësuar nga policia si ‘asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’.

Prishtinë 02.11.2020 – 17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për derisa ishte në vendin e punës, në rrethana të panjohura,  ka rënë nga një lartësi e ndërtesës. Viktima është dërguar në QKUK dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.