Vdes një person pas vet-aksidentit të rëndë në Dobërqan

“Me datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatit Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet, ku dyshohet se derisa ka qenë duke lëvizur vetura me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pastaj për në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.