Befason deputeti i VV-së: Buka nuk është shtrenjtë, unë e blej 35-40 centë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka befasuar me përgjigjet e tij lidhur me çmimin e bukës.

Ai fillimisht foli për të arriturat e Qeverisë Kurti, më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.

Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur “sa është buka?”.

“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Buka ku unë e blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 centë. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai.