Big Mama përplaset keq me provokatoren Antonela dhe lë shtëpinë

Këngëtarja shqiptare nga MV, Big Mama la sonte shtëpinë e Big Brother Vip pas debatit të fortë që pati me Antonelën.

E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht.

Big Mama nuk duroi në këtë pikë dhe shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.

Debati mes tyre:

Antonela: Jeni si ujqër, ju përballoj të gjithëve!

Iliri: Ti zë emrat e të gjithëve në gojë

Antonela: Unë nuk e kisha fare me Big Mamën, po diskutoja me Sarën, ti më ke sharë në serbisht, ke folur ulët.

Big Mama: Unë me dash të shaj, të shaj shqip, jo serbisht, mos fol se nuk kam të sharë serbisht, t urp të vij se je më e ulët , je legene, pise , ti je 17 fytyreshe, je idiotja me e madhe, e degjenerume, të kap prej flokësh e çoj jashtë.

Antonela: Unë asnjëherë s’kam ofenduar.

Big Mama: Ti je intrigante pise, ti ëndërron të bëhesh si unë. Kjo do më çojë mua, pise femër . Unë dua të dal. Më nxirrni tani!

Duket se në BBV gjërat nuk ndodhin spontanisht dhe as vendimet nuk i merr publiku. Dalja e Big Mamës ishte paralajmëruar nga java e kaluar.

Shtrohet pyetja si mund ta dijë produksioni votimin e publikut dhe pse ai votim nuk i ofrohet publikut për ta parë asnjëherë, përmes tabelave ose tabulateve telefonike.