Genc Salihu thotë se këngët e Elita 5 janë të vjedhura

Genc Salihu i njeh mirë këngët e Elita 5, por jo për arsyen që mendoni. Sipas tij, kur nuk e pëlqen dikë, në këtë rast një këngëtare apo një grup, ia njeh këngët në të njëjtën masë sikur të pëlqen.

Në një intervistë për “ABC e Pasdites”, muzikanti u shpreh:

“Nuk më pëlqen Elita 5. Po deklarohem publikisht, nuk janë të mirë edhe kanë shumë këngë të vjedhura. Megjithatë kur nuk të pëlqen dikush, ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush. Për shembull mua nuk më pëlqen Santana. Por shikoni këto janë shijet e mia personale”, transmeton Demokracia.com

Ai shtoi se ia ka thënë këtë gjë anëtarëve të Elita 5. “Po ia kam thënë Virusit [kompozitori i Elita 5] që nuk më pëlqen”.

“Unë e kam shumë shok Valon Gashin (kitarist i Elita 5) që është një prej anëtarëve të Elita 5. Nuk më pëlqen o vëlla, nuk më pëlqen. Çfarë të them”.

Siç theksoi më pas, shijet janë personale ndaj nuk duhet të gjykohen. Mirëpo Salihu përmendi edhe faktin që grupi nga Tetova kanë këngë të vjedhura dhe këtu nuk kemi të bëjmë me shije personale, por akuzë ose fakt (nëse është e vërtetë), përcjell ra.

Në internet, nëpër forume, përflitet se muzika e këngës “E urrej shiun” është e marrë nga një grup rumun. “Një shoqe më dha CD-në e një grupi rumun dhe për t’u siguruar pashë vitin e prodhimit dhe i takonte diku në ’95-’96, pra shumë përpara se të publikohen kjo këngë në Shqipëri. Pa ja ulur aspak vlerat grupit Elita 5, na vjen keq, por duhet ta pranojmë, ishte identike,” shkruan dikush në një forum të vitit 2003.