BIK tregon çmimin për kurban këtë vit dhe mënyrën e pagesës

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve me gjendje të rëndë materiale.

Në njoftimin e BIK thuhet se Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro, derisa janë dhënë detaje edhe për mënyrën e pagesës.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ashtu si edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.

Edhe këtë vit Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.