Edhe 103 raste të reja me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se më 16 korrik 2020, nga 459 mostra të testuara për coronavirus, 103 raste kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 95 pacientë kurse numri i të shëruarve ka arritur në 2,640, ndërkaq raste aktive janë 2, 708.

Deri më tani numri i të infektuarve ka arritur në 5,472, me gjithsej 124 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj./mediafokus.info/