BIK-u publikon vaktinë e Ramazanit, iftari i parë të martën

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka publikuar vaktinë për muajin e Ramazanit, i cili fillon më 12 prill dhe do të përfundojë më 13 maj.

Besimtarët myslimanë këtë vit do të agjërojnë 30 ditë të muajit të Ramazanit.

“Diferenca e kohës, kur dielli perëndon më herët ose më vonë, për shkak të ndryshimit të gjerësisë gjeografike ose lartësisë mbidetare, është për qytetet: Ferizaj -1 min, Gjilan -1 min., Prishtina -1 min., Podujeva -1 min., Sharri -2 min., dhe Vushtrria -1 min”, bëhet e ditur në njoftimin e BIK-ut.

Dita e Bajramit do të jetë më 13 maj, ndërkaq namazi i Bajramit falet në orën 05:53.