BIK-u sqaron: I arrestuari për dhunim nuk është hoxhë

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Fushë Kosovë ka reaguar pas lajmit se një hoxhë ka dhunuar një 21-vjeçare në Fushë-Kosovë, duke sqaruar se i arrestuari nuk është hoxhë.

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim.

Më herët, policia kishte njoftuar për një rast dhunimi në Fushë Kosovë.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, maj 2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.