Bill Gates i jep fund martesës 27-vjeçare me gruan e tij

Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar të hënën se po divorcohen, shkruan Mediafokus.info.

Themeluesi i Microsoft dhe gruaja e tij thanë se ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në Fondacionin Bill & Melinda Gates.

Përmes një postimi në Twitter, çifti bën të ditur se kanë vendosur që t’i japin fund martesës së tyre 27-vjeçare.

“Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’ua mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm. Ne kërkojmë për hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa fillojmë jetën e re”, shkruhet në letër.