Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, avancimi më i madh teknologjik në dekada

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) është përparimi më i rëndësishëm teknologjik në dekada.

Në një postim në blog të martën, ai e quajti atë po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular.

“Do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë, marrin kujdes shëndetësor dhe komunikojnë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai po shkruante për teknologjinë e përdorur nga mjete të tilla si chatbot, ChatGPT.

Zhvilluar nga OpenAI, ChatGPT është një chatbot i AI-s, i cili është programuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në internet, duke përdorur gjuhë të natyrshme, të ngjashme me njeriun.