Bizneset fillojnë të marrin punëtorë nga vendet aziatike, frikësohen nga liberalizimi i vizave

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë deklaruan se shumë biznese nga frika e ikjes masive pas liberalizimit të vizave, kanë filluar të marrin punëtorë nga vendet e huaja.

Sipas tyre pjesa me e madhe e këtyre punëtorëve vijnë nga vendet aziatike dhe Turqia.

Ata kanë kërkuar që sipërmarrësit kosovarë t’i ngrisin standardet  për punëtoret e Qeveria ta subvencionojë sektorin privat, në mënyrë që me rritje pagash të mos largohen punëtorët.

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se deri më tani në Kosovë kanë ardhur 500 punëtorë nga Turqia dhe Bangladeshi në mungesë të fuqisë punëtore vendase.

Shahini tha se me liberalizimin e vizave i cili pritet që të bëhet me 1 janar 2024 vendi rrezikohet qe ta lënë një numër i madh i punëtorëve.

E sipas tij qeveria duhet që ti subvenciono më shumë sektorin privat në mënyrë që ata ti ngrisin rrogat për punëtoret, tha ai për EO.