Nga e hëna rikthehen linjat e autobusëve Kosovë-Shqipëri

Tirana ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësorë me shtetet fqinje nga e hëna, kur pritet të rikthehen edhe linjat e autobusëve Kosovë-Shqipëri.

Disa kompani autobusësh në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.

Madje, në faqet zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë.

Llinja të rregullta do të ketë Prishtinë – Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.

Në anën tjetër kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë të detaje rreth të njëjtave se kur mund të nisin./mediafokus.info