Blegtorët e Vitisë në hall nga ujqit që po sulmojnë bagëtitë
Blegtorët e fshatrave malore të komunës së Vitisë, ka kohë që janë në hall me ujqit e sidomos ditëve të fundit janë shtuar rastet e sulmeve të këtyre kafshëve të egra ndaj bagëtive.
Ujqit janë duke u shkaktuar dëme banorëve, të cilët merren me këtë veprimtari.
Javën e kaluar ujqit kanë sulmuar bagëtitë e një fermeri të fshatit Letnicë, i cili ka gjetur një lopë të mbytur në fshatin Vërnakollë.
Ai ka treguar për Plus TV, se kafsha ngordhi nga sulmi i ujqve.
E njëjta gjë i ndodhi edhe një fermeri tjerët, të cilit ujqit i kanë mbytur disa krerë lopë.
Të shqetësuar shprehen edhe fermerët tjerë të cilët për Plus Tv thonë se rrezikohen nga kafshët e egra dhe nuk kanë mundësi për t`i mbrojtur bagëtitë prej tyre.

