Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje kalimtare bore, kryesisht në sasi të pakta. Do të jetë mjaft ftohtë.

Në orët e mbrëmjes priten kthjellime të pjesshme, duke iu mundësuar masave të ftohta me origjinë polare të depërtojnë më lehtë mbi vendin tonë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C. Përgjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, deri në -8°C lokalisht, varësisht nga kthjellimet./MeteoKosova/