‘Blick’ u tregon zviceranëve kush është Adem Jashari

Pas fitores spektakolare të Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 3-2 të premten, momenti pas ndeshjes i Granit Xhakës, kur mori dhe veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij Ardon Jashari, u përfol shumë, gjë që serbët e morën si provokim.

Zvicra festoi në terrenin e Stadiumit 974 në Doha, ku Granit Xhaka ishte në qendër të festimeve. Kapiteni dhe drejtuesi i skuadrës bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, shkruan ‘Blick’.

I zgjedhur lojtari i ndeshjes, mesfushori i Arsenalit bëri që Zvicra të rifitonte stabilitetin pas një pjese të parë konfuze.

Granit Xhaka ka festuar me tifozët zviceranë që ishin në stadium pas fishkëllimës së fundit, duke e  veshur me fanellën e bashkëlojtarit të tij, Ardon Jasharit që mbante numrin 26.

Adem Jashari, hero në Kosovë

Teksa opinioni në Serbi shpërtheu në reagime dhe kërkoi edhe dënimin e Granit Xhakës pasi mbiemri ishte i njëjtë me atë të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Blick shkuan se Adem Jashari është bashkëthemelues i UÇK dhe një nga protagonistët e luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia. Aeroporti i Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës, mban emrin e Adem Jasharit.

Babai i Xhakës u torturua në burg

Tutje shkuan se familja e Xhaka ka vuajtur nga Serbia, pasi babai i tij, Ragipi, u arrestua në vitet e 80-të në Jugosllavinë e atëhershme gjatë një demonstrate. Arsyeja e dhënë: rebelim kundër shtetit.

Ai burgoset dhe torturohet çdo ditë për gjashtë muaj. Kur u lirua, ai u arratis në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992.

Xhaka: Nuk ka motive të fshehta politike

I pyetur për fanellën e tij me emër të Jasharit, Granit Xhaka foli dhe dha arsyen e tij.

“Nuk ka absolutisht asnjë mendim politik pas kësaj. Ardoni [Jashari] është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse në të njëjtën fazë me të dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I premtova se nëse shënoja gol ose fitonim, do t’i veshja fanellën”, ka thënë Xhaka./telegrafi/

Tutje në fund të këtij shkrimi thuhet se ende nuk ka asnjë reagim nga FIFA në lidhje me Granit Xhakën, i cili gjatë ndeshjes pati edhe një moment me bankën rezervë të Serbisë.