Raportohet se është kërcënuar kjo deputet e Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, raportohet se është kanosur në rrjetin social Facebook.

Gazeta Sinajli duke cituar burime brenda Prokurorisë, ka raportuar se një qytetar e ka kërcënuar deputeten Musliu, pas një shkrimi që kjo ka bërë në rrjetin social Facebook.

Tutje, ky medium thotë se deputetja e ka raportuar në Polici rastin dhe ka dhënë deklaratën e saj para zyrtarëve policorë.

Pas kësaj, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit dhe hetime për veprën penale “Kanosje”.

Nacionale ka provuar të kontaktojë me deputeten Musliu, por nuk kemi marrë ende përgjigje.