Blinken tregon kush janë shqiptaret që kanë “pushtuar” Amerikën

Nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej në një takim me disa të rinj shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA, Blinken përmendi emrat e dy shqiptareve që po “pushtojnë” Amerikën.

Ai përmendi këngëtaren Dua Lipa, teksa u shpreh se amerikanët kërcejnë gjithë natën me këngët e saj, si edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI.

Blinken: Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë.

Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën.

Shefja e teknologjisë në Open Al, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati Në New York është një restorant shqiptar.

Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.