Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: Lumiri shkoi i fundit në takim me Osmanin, LDK-së po i rikthehet dinjiteti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt i cili tha se Lumir Abdixhiku shkoi me “turr e vrap” për t’u takuar me Vjosa Osmanin.

Quni me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se Lumiri ishte i fundit që shkoi në takim, dhe se ishte në konsultim me strukturat e LDK-së.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj. Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as ‘turr’ e as ‘vrap’! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt”, ka shkruar Quni