Bllokohen 22 plazhe në Shqipëri shkaku i mungesës së rojeve bregdetare
22 plazhe janë bllokuar në Vlorë, pasi nuk kishin roje bregdetare. Shqipëria ka vendosur që sivjet të mos tolerojë plazhe pa vrojtues, pasi ky është detyrim ligjor.
Përndryshe, shkaku i këtyre mangësive, në plazhet e Shqipërisë, për çdo vit humbin jetën turistë nga Kosova dhe vende të tjera të ndryshme, të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar për t`i kaluar pushimet.
Ndërkaq, Turqia e cila ia del t`i menaxhojë miliona turistë në vit, pas asnjë humbje jete, pikërisht pse ka kulla vrojtimi dhe ekipe mbikëqyrëse të plazheve, të cilët kujdesen që të mos i lejojnë pushuesit të kalojnë limitet, sikurse ka të angazhuar edhe mjekë kujdestarë nëpër qendra pushimi.
Këtë duhet ta bëjë sa më parë edhe Shqipëria, e cila posedon plazhe të jashtëzakonshme për pushime verore.
Para disa ditësh, thuaj se në hapje të sezonit, në bregdetin shqiptar humbi jetën një pushues nga Kosova, pas një ataku kardiak. Pushuesit patën vërejtje, madje dhe protestuan për vonesën e emergjencës për një orë, që në raste të tilla, është e pafalshme.

