Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Në njoftimin për media thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euro dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55.687 metra katrorë.

“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.