Bllokojnë rrugën pa leje për të bërë videoklip

Policia ka arrestuar disa perosna, të cilët e kishin bllokuar rrugën me makina, për të xhiruar një videoklip në Unazën e Madhe.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka dalë në vendngjarje, ku ishin 5 automjete të ndryshme që po bënin një videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve.

Për këtë arsye, u bë arrestimi i personave të përfshirë në këtë shkelje për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem apo paligjshmëri që pikasin.