BNA Anamorava formon nëndegën edhe në Ponesh

Bashkimi për Ndryshim Anamorava (BNA), si subjekti më i ri në Kosovë, po vazhdon shtrirjen në terren.

Sot ka formuar nëndegë të re në Ponesh, ku ka zgjedhur edhe strukturat drejtuese.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e nëndegës si dhe kryetarin e saj, Sead Shala.

Isa Agushi, kryetar i BNA falenderoi të gjithë delegatët e këtij Kuvendi që dhanë kontributin e tyre në zgjedhjen e organeve të nëndegës në Ponesh.