Ky format i Kombëtares kosovare nuk funksionon!

Halil Matoshi

Mbi shtatëdhetë pasime të pasakta, dheta gabime amatoreske taktike deri edhe gabime fatale teknike.

Këta djem sillën papërgjegjshëm në fushë.

Sa pak imagjinatë.

Kjo kombëtare ka nevojë për nji psikolog ose nashta edhe nji mësues që i motivon me u ngjitë në nivel të nji kombëtarje!

Me i mbajtë veshë ngjyrat kombëtare të Kosovës së rilindun p’ej hini, e t’lame me gjak, cep me cep, asht kreni që duhet me t’i dridhë gjujt, që kur intonohet himni e deri në fishkëllimen e fundit të arbitrit…

Jo të gjithë këta djem kanë edukim kombëtar kosovar!

Alain Giresse nuk e njeh mentalitetin ballkanik dhe ma pak atë kosovar.

Disa janë të humbun ndërmjet disa kulturave e shkollave, si edukim dhe futboll.

Pa pasion.

Disa nga lojtarët janë të prirun nga mentaliteti inferior i emigrantit e disa janë mendjemdhaj.

Disa edhe sillen me demeli!?

Kësaj kombëtarje i duhet transformim total.

Duhet ma shumë fokus te Liga kosovare.
Për Kosovën duhet me pasë andrra të mëdha.