Fiton Drita, kalon tutje në Ligën e Konferencës
Drita e Gjilanit ka siguruar edhe një fitore në garat europiane, duke mundur Breidablikun në lojën kthyese (1-0).
Golin për gjilanasit e shënoi Kastriot Selmani në minutën 67 të ndeshjes.
Ndeshjen e kaluar në Islandë, Drita e kishte fituar me shifrat 2-1.
Kështu, Drita ka siguruar kalimin tutje në Ligën e Konferencës, më saktësisht në fazën e tretë kualifikuese.