Si të veproni nëse kafshoheni nga një gjarpër?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës, përmes një statusi në Facebook, ka dhënë këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.

Tutje, ata kanë bërë të ditur simptomat e kafshimit të gjarpërinjve, duke cekur se simptomat tipike janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.

Postimi i plotë:

Këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

Shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit.

Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë.

Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjitjatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje.

Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpëri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme.

Simptomat

Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.

Pas një kafshimi helmues gjarpri, zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit.

Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.

Simptoma të tjera:

Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.

Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë.

Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore: