BNA themelon nëndegën Vërbicë-Zhegoc
Bashkimi për Ndryshim Anamorava (BNA) ka themeluar nëndegën për Vërbicë dhe Zhegoc, kryetar i së cilës u zgjodh Naser Sejdiu.
Njoftimi:
BNA mbajti Kuvendin zgjedhor të nëndegës për Vërbicë dhe Zhegoc.
Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë së Nëndegës.
Kryetar i Nëndegës u zgjodh Naser Sejdiu të cilit i urojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme.
Gjithashtu falenderojmë të gjithë delegatët e këtij Kuvendi që dhanë kontributin e tyre për zgjedhjen e organeve të nëndegës Vërbicë dhe Zhegoc, thuhet në njoftimin e BNA.

