Rrahen burrat e dy familjeve në Podujevë, të gjithë përfundojnë me lëndime

Dy familje në Podujevë janë rrahur mes vete, ku lëndime trupore kanë pësuar 9 burra nga të dyja anët, të cilët kanë marrë trajtuim mjekësor.  

Podujevë,  20.07.2021 – 09:00. Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.