Ismajli: Është për keqardhje shpërfaqja e gëzimit të kundërshtarëve politikë pas infektimit me Covid të Hotit

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se për keqardhje shpërfaqja e gëzimit të kundërshtarëve politikë pas infektimit të me Covid të kryeministrit, Avdullah Hoti, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në Facebook, Ismajli ka shkruar se këtë gëzim nuk e ka asnjë popull në botë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Gëzimi në fatkeqësi nga kundërshtarët politik nga konfirmimi me COVID19 i kryeministrit të Republikës, dhe figurave tjera politike pozitë-opozitë, nuk na bënë aspak nder dhe na bënë me njollë të zezë ndaj njëri-tjetrit.

Luajtja e rolit të opozitarizmit është e mirëseardhur për çdo demokraci të shëndoshë, mirëpo, gëzimi i shënjestrimit me virus ndaj oponentëve politik, është për keqardhje dhe këtë gëzim nuk e kanë asnjë popull në botë.

Ju lutem, t’i thërrasim mendjes së shëndoshë, duke u lutur për të gjithë të prekurit, duke bartur përgjegjësi secili nga ne, për vetën dhe familjen tonë, e t’i lëmë anash të gjitha përpjekjet keqdashëse të kësaj pandemie e cila po merr shtrirje dhe kahje të padëshirueshme në vendin tonë dhe në të gjithë botën njëkohësisht.

Kemi kohë kur bëjmë opozitarizëm konstruktive, mirëpo, së pari të bëhemi bashkë, e ta largojmë këtë njollë të rëndë me të cilën po ballafaqohemi!

Mos i paragjykoni të tjerët, merruni me vetën tuaj dhe familjen, sepse vetëm kjo na bënë ta tejkalojmë më lehtë këtë situatë, duke e bërë më të mirëqenë vetë Republikën tonë.

#bashkeiadalim