Konfiskohen 20 kg kafe ‘pa letra’

Policia ka ndaluar një automjet në Qafë Morinë dhe gjatë kontrollit ka zbuluar 20 kg kafe, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte dokumentacion përcjellës, prandaj konsiderohet mall i pa deklaruar. 

PKK Qafë Morinë, 20.07.2021 – 12:00. Raportohet se është ndaluar automjeti me targa lokale, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur 20 kg kafe, pa dokumentacion përkatës. Malli i dorëzohet doganës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.