Një kosovar arrestohet për kontrabandë me migrantë

Një kosovar është arrestuar dhe ndaluar në mbajtje nën dyshimin për ‘kontrabandë me migrantë’, pasi në veturë i janë gjetur tre shtetas sirianë.

Afër PKK Vërmicë, 20.07.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij janë gjetur tre Sirian (refugjat), që dyshohet që kanë kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)