Shtatzëna vdes në duart e mjekëve, shpëtohet fëmija

Një 23 vjeçare nga Shkupi e cila ka qenë në muajin e tetë të shtatzënisë ka humbur jetën në Klinikën akusherike “Nëna Tereza” në Çair të Shkupit.

Sipas burimeve spitalore, gruaja është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, prandaj nuk ka qenë e mundur të bëhet asgjë më shumë se sa të shpëtohet fëmija.

“Më 19.07.2021 në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 07:00 në Gjinekologjinë në Çair, me gjendje të përkeqësuar shëndetësore është sjellur N.M (23) nga Shkupi, shtatzënë në muajin e tetë. Sipas denoncimit, ajo menjëherë pas arritjes në spital ka humbur jetën dhe është kryer lindja nga ku gjallë ka lindur një foshnjë e gjinisë femërore”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. (foto arkiv)