Bojkot në rajon, në Kosovë e Shqipëri s’pati reagime nga qytetarët për rritjen e çmimeve
Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë bërë thirrje për bojkot të super-marketeve.
Në disa shtete, bojkoti dha efekt, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka pasur reagim qytetar.
Në një faqe në Instagram të quajtur “Qytetarët” u shpërndanë thirrje për bojkot të supermarketeve nga data 5 deri më 10 shkurt.
Megjithatë, reagimi i qytetarëve ka qenë i pakët.
DW vizitoi disa prej këtyre supermarketeve gjatë këtyre datave dhe ka vërejtur se qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerje si zakonisht.
Njësoj si Shqipëria ka qenë edhe Kosova. Në rrjetet sociale ka pasur thirrje për bojkot, por qytetarët nuk e kanë përqafuar si nismë.

