Berishaj: Pres që Kongresi Amerikan ta ftojë Grenellin për t`i sqaruar deklaratat e tij ndaj Kosovës

Profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj pret që Kongresi amerikan t`i bëjë thirrje Grenellit për t`i sqaruar deklaratat e tij kundërthënëse në raport me Kosovën.

Berishaj thotë se qëndrimet e Grenellit janë në kundërshtim me ato të Kongresit.

Ky është postimi i profesor Berishajt.

Pas prononcimeve të Grenellit, e pastaj edhe të kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme pranë Kongresit amerikan Eliot Engel, lidhur me relacionin ndaj Kosovës, deklarata këto, që në fakt shpalojnë kundërthënie ndaj kësaj çështje (e lexueshme si kundërthënie e Kongresit ndaj administratës së shtetit), tani pritet që së shpejti Engel t`i bëjë thirrje Grenellit për të sqaruar pozicionin e tij pranë Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, sa i përket relacionit ndaj Kosovës, ka shkruar Berishaj në profilin e tij./medeiafokus.info