LVV nuk do të dërgojë emër për kryeministër, kërkon zgjedhje të reja

Presidenti Hashim Thaçi paralajmëroi dje konsultime të gjera me subjektet politike parlamentare, për të krijuar një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, pas heqjes së besimit ndaj qeverisë Kurti nga Parlamenti i Kosovës.

Por, Lëvizja Vetëvendosje po i kërkon Presidentit Thaçi që të mendojë datën e zgjedhjeve në vend se të kërkojë emra për kryeministër të ri.

Nga Zyra për Media e VV-së kanë thënë për Gazetën Express se posa të përfundojë pandemia e Covid-19, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpall zgjedhjet e reja.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar porosi Presidentit Hashim Thaçi të mos mendojë opsion tjetër përpos zgjedhjeve të reja pas përfundimit të pandemisë botërore me koronavirus që ka prekur edhe Kosovën,

“Tash për tash të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së Coronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjeherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Kësisoj Presidenti Thaçi nuk ka çka kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19”, kanë deklaruar nga VV./mediafokus.info