Bora mbulon disa fshatra të Kosovës dhjetë ditë pas Shëngjergjit
Të vjetrit kanë thënë “cungun e madh ruaje për ditë të Shëngjergjit”. Mbase, nga përvoja, sepse motit s`i dihet kurrë. Të befason bora edhe pas Shëngjergjit.
Sot, 16 maj, bora ka zbardhuar bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.
Pamjet nga terreni tregojnë shtresa bore mbi tokë, derisa pranvera është në lulëzimin e plotë të saj.
Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta, veçmas ato të Dukagjinit.
Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë edhe zona të tjera malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe borës.
https://www.facebook.com/share/v/193eUjQzeu/?mibextid=wwXIfr



