Bora Zemani ‘shpërputhet’ me të dashurin e saj

Moderatorja e famshme shqiptare, Bora Zemani është bërë shënjestër e mediave roze, te cilat 24 ore e percjellin jeten e saj, mbase per shkak te fames qe ka arritur bukuroshja e ekranit.

Diteve te fundit, marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga temat më të përfolura në mediat rozë.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Megjithëse mendohej se çdo gjë mes tyre po shkonte më së miri, duket se Bora dhe Donaldi po kalojnë një krizë në marrëdhënie.

Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet e tyre sociale, që shërbejnë gjithmonë si sinjal i parë dhe kryesor për raportet në çift.

Bora dhe Donaldi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë.

Bora ka krijuar fame sidomos me emision e saj te fundit ‘Perputhen’, por qe duket se ne aspektin personal asaj po i ndodhe e kunderta, shperputhja.