Borxhi publik i Kosovës arrin në 1.19 miliardë euro
Borxhi publik i Kosovës çdo vit po shënon rritje, edhe pse jo në masë të madhe.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani ky borxh ka arritur në 1 miliard e 190 milionë euro, që është për 10.7 për qind më i lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
Banka Qendrore e Kosovës në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar, tremujori i tretë 2019”, thotë se në bazë të pjesëmarrjes në përqindje në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ky borxh ka arritur në 17.4 për qind apo 0.5 për qind se në vitin 2018, raporton Telegrafi.

