Bota në kohën e Intelegjencës Artificiale, 71-vjeçari shqiptar jeton nga zanati i tij – thupërpunues

Disa zanate nuk janë ruajtur thjesht sa për të vazhduar një traditë, por edhe për t’iu dhënë brezave një mundësi për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Dhe një shembull i tillë është Avni Kallo, 71 vjeç, nga qyteti i Korçës, që edhe sot në kohën e internetit dhe Inteligjencës Artificiale, vijon të sigurojë të ardhura duke punuar thuprën.

Avniu na tregon që punimet e tij më së shumti i shet jashtë kufijve të vendit.

Edhe pse këtë zanat ua ka mësuar disa të rinjve, me keqardhje tregon se asnjë prej tyre nuk punon në Korçë.

Korça dikur kishte edhe një repart të posaçëm për përpunimin e thuprës, ku prodhoheshin artikuj të ndryshëm që eksportoheshin.

Sot, vetëm tre apo katër persona, kryesisht të moshuar, vazhdojnë të merren me këtë zanat, i cili duket se po shuhet dalëngadalë. (A2 Televizion)