Brenda 24 orëve në Kosovë vdesin tre persona në aksidente komunikacioni
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se tre persona e kanë humbur jetën në tri aksidente komunikacioni, në Podujevë, në Autostradën Ibrahim Rugova dhe në Klinë.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Klinë 06.07.2023-12:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./mediafokus.info/
(Foto: Arkiv)

