Këta janë më të votuarit e AAK-së në Pejë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV renditet e para me 47.85%.

E dyta renditet PDK-ja me 17.41%, e treta LDK-ja me 13.08% dhe e katërta AAK-ja me 7.43%

Në qytetin e Pejës nga kandidatët më të votuar nga AAK është Ramush Haradinaj me 4766 vota.

Kandidati i dytë më i votuar nga AAK në Pejë është Gazmend Syla me 2219 vota, para Ali Berishës që ka 2171 vota, raporton Njëshi.

Doktori Shemsedin Dreshaj ka marrë 1831 vota në vendlindjen e tij. Daut Haradinaj ka siguruar 1545 vota në Pejë.

Diellza Kukaj është kandidatja femër më e votuar në Pejë me 1257 vota.

AAK-ja në Pejë thotë se në këtë listë mund të ketë ndryshime të vogla, por që përafërsisht ky është rezultati preliminar i kandidatëve në Pejë.