Brenda një jave janë arrestuar 20 persona për mosrrespektim të masave kundër pandemisë

Sipas statistikave të policisë, në periudhën kohore 1-7 prill kanë ndodhur 23 incidente, 19 persona janë arrestuar dhe të ndalur, 1 aksident trafiku me lëndime, 2 aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime, ndërsa janë shqiptuart 59 tiketa.

“Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masat e ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, në raste të ndara ka ndalur një numër personash duke mos e përfill vendimin e qeverisë. Këta persona intervistohen në bazë të procedurave ligjore, varësisht nga arsyet që ata deklarojnë njoftohet prokurori i shtetit dhe i njëjti vendos se a do të ndalen apo rastet procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.

Nga data 01 prill deri me 07 prill 2020 nga Policia e Kosovës në Komunën e Gjilanit janë ndalur dhe arrestuar gjithsejtë njëzet (20) persona, dhe janë hapur gjithsejtë trembëdhjetë (13) raste për “Mos respektim të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19”, dhe tri raste me po të njëjtin kualifikim në Komunën e Kamenicës.

Polica e Kosovës vazhdon të bëjë thirrje te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen thirrjeve dhe urdhrave të qeverisë , në as një formë mos të frekuentojnë nëpër parqe, sheshe, shëtitore dhe vende tjera rekreative, me qëllim që të mbrohemi dhe të përvetojmë sa ma shumë për mos përhapjen e pandemisë COVID-19.

“Pengim i personit zyrtar-policit”

06 prill 2020, rreth orës 22:00 në fshatin Zhegër është takuar I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës. Ai është ndalur nga patrulla dhe i është kërkuar leja e veçantë për qarkullim te lirë, gjatë kohës sa është e kufizuar lëvizja me vendim të Qeverisë, i njëjti nuk ka poseduar leje as nuk ka pas arsye të veçantë, ai është urdhëruar qe të kthehet mbrapa por i njëjti ka penguar patrullën duke mos respektuar urdhëratë e oficerëve në pikë kontrolli në fshatin Zhegër i cili fshat është ne karantinë si pasoje e pandemisë Covid-19. I dyshimti është arrestuar nga policia , dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në PTH.

“Posedim i substancave narkotike”

Me 06 prill 2020, rreth orës 18:30 policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilan, në fshatin Velekincë në një shtëpi të pabanuar kanë arrestuar të dyshuarin shqiptar shtetas të Kosovës i cili me të vërejtur policinë ka hedhur në tokë një qese që dyshohej të ishte me substancë narkotike. Gjatë kontrollimit të të dyshuarit ju kane gjetur dy thika, një pako me rizlla (shërben për mbështjelljen dhe konsumimin e Marihuanës) si dhe një mulli qe shërben për bluarjen e marihuanës . Në qesen e hedhur nga ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike –Marihuan dhe gjatë matjes ka rezultuar me peshë 4 gram. I dyshuari është arrestuar fillimisht nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të Avokatit mbrojtës. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në PTH, në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit. /mediafokus.info