Brenda një jave janë konfiskuar 34 patentë shoferë në rajonin e Gjilanit

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 05.08.2022 – 11.08.2022, në zonën e përgjegjësisë që mbulon ka shqiptuar 1577 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Në vazhdën e implementimit të planeve operative ‘Sezoni veror’ dhe ‘Siguria në trafikun rrugor’ janë ndërmarrë aktivitete:

• Hetim i 40 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale
• Hetim i 18 aksidente me të lënduar
• Konfiskim i 34 patentë shoferëve
• Shqiptim i 9 kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftimin e policisë.