Brenda një jave janë shqiptuar 1337 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 9.09.2022 – 15.09.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operative ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ në shtatë komuna të regjionit, ka shqiptuar 1337 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete në hetimin e 18 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 11 aksidente të komunikacionit me të lënduar, derisa janë konfiskuar 25 patentë shofer.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.